Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, hyn sot në fuqi rregullorja e re për kodin e etikës dhe konfliktin e interesit
Në prag të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të SPAK, hyri sot në fuqi dhe u botua në fletoren zyrtare rregullorja e re. Kjo e fundit ishte votuar në KLP në datën tre nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë ditën e sotme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se rregullorja bën fjalë për kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesave të anëtarëve të KLP. Në këtë kod thuhet se “anëtarët e KLP ushtrojnë kompetencat e tyre me pavarësi të plotë, të udhëhequr vetëm nga ligji. Për këtë qëllim, ata ruajnë pavarësinë nga çdo ndikim i brendshëm apo i jashtëm dhe nuk kërkojnë, apo marrin udhëzime, nga asnjë person, institucion, organ apo entitet. 2. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të...