Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Blindohet godina e Kryeministrisë, PD pritet të nisë protestën. ‘Foltore’ paralele me Kuvendin
Partia Demokratike pritet të nisë protestën para Kryeministrisë. PD ka marrë 2 orë leje për protestën, nga ora 18:00 deri në 20:00, e thirrur pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, por edhe për shkak të pretendimit për ngushtimin e hapësirave në parlament. Berisha do të dalë nga selia blu për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë. Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës. Godina e kryeministrisë është blinduar , ndërsa në rrugët që të çojnë drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit ka kufizim të qarkullimit. Sali Berisha thotë se kërkesa e vetme e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut. Berisha tha se ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike, ndërsa pretendoi se protesta nuk ka lidhje me thirrjen e tij në SPAK për 21 janarin. Përballë kryeministrisë është...