Nis diskutimi i paketës fiskale në komisione, Malaj: Vëmendje paqja fiskale, pas saj nis mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara

Nis diskutimi i paketës fiskale në komisione, Malaj: Vëmendje paqja fiskale, pas saj nis mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara

Pas depozitimit në kuvend kanë nisur diskutimet e paketës fiskale në komisionet parlamentare. Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve 8 projektligjet me ndryshimet që do të bashkëshoqërojnë buxhetin e viti 2026 me në fokus kryesor paqen fiskale. Faturë e cila sipas ministrit deri në fund të 2024 arriti në 160 miliardë lekë. “Me projektligjin e Faljes së Detyrimeve Tatimore dhe Doganore, mbyllim kapitullin e borxheve të vjetra që tashmë janë parashkruar. Më konkretisht mund të themi se marrëveshja e paqes fiskale, e cila do të zbatohet për periudhën 2026-2028. Borxhi i krijuar përpara 2014-ës është 100 miliardë lekë, pra që prej viteve 90’ deri në 2014-ën. Ndërsa në fund të 2024-ës borxhi ka arritur deri në 160 miliardë lekë.  Do të...