Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Balliu akuza kreut të policisë në Komisionin e Sigurisë: Po dekonspirohen operacionet, në aeroport nuk u gjend një polic…
Në komisionin për çështjet e Brendshme dhe Sigurisë, deputeti Klevisa Balliu iu drejtua me disa pyetje kreut të policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Balliu e akuzoi kreun e policisë se po dekonspirohen operacionet për të mbrojtur bandat, duke përmendur dosjen “Metamorfoza”. “Kjo dosje fakton përfundimisht kapjen e policisë nga krimi. Operacionet dekonspirohen nga brenda. Ju keni hallin e bandave, jo të shtetit.”-tha deputeti. Duke iu referuar atentatit të fundit në Aeroportin e Rinasit, Balliu tha se policia nuk pati reagimin e duhur. “Për monopatinat dilni me katër furgona njëherësh, në aeroport nuk gjendej polic as me satelitin 1 dhe 2.”-tha Balliu. Balliu u ndal te Porti i Durrësit, duke e quajtur “pikën më të errët të sigurisë kombëtare”. “Nën drejtimin tuaj, Durrësi nuk kap asnjë...