Vrasja në shkollë e Martin Canit/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshaj

Vrasja në shkollë e Martin Canit/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mario Përlleshaj

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për të miturin Mario Përlleshaj që akuzohet për vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar dënimin me 25 vite burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave. Por prokurorja Alma Felaj tha se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97. Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçja mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite. Në seancën e ardhshme do të mbahen konkluzionet e mbrojtjes por edhe...