Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga rimbursimi i barnave e deri te transformimi i spitaleve! 108.8 mld lekë për shëndetësinë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ka folur sot, 17 nëntor, në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, për projekt-buxhetin e vitit 2026 dhe çdo lloj financimi të parashikuar deri në 2028-ën. 67.3 miliard lekë, tha ajo, do të shkojnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. “Në vitin 2026, shëndetësia do të hyjë në një etapë të re zhvillimi me buxhetin më të madh, prej 108.8 miliardë lekësh ose 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të prodhimit të brendshëm bruto.” Këta sektorë i cilësoi prioritet për qeverinë. “Kemi një rritje prej 4.2% të buxhetit. Gjatë dekadës së fundit Shqipëria ka pasur përmirësime të dukshme, sot ne jemi me jetëgjatësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor, 79 vjeç, krahasuar me 75 të...