Ndryshon top-lista e vendeve armike të Rusisë, mungon Kosova, ku renditet Shqipëria

Ndryshon top-lista e vendeve armike të Rusisë, mungon Kosova, ku renditet Shqipëria

Lista e re e vendeve të cilat Rusia i percepton si krye-armiket e saj nuk rreshton më në vend të parë SHBA-në, por Mbretërinë e Bashkuar. Portali rus pro-Kremlinit “Vzglyad” publikoi renditjen e “qeverive armiqësore” me shtetet që raporton se i kundërvihen haptazi Moskës dhe shihen si antagoniste për shkak të rrethanave politike. Anglia rezulton e para me një rezultat prej 75 pikësh falë sanksioneve, mbështetjes për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë dhe ndihmës së saj ushtarake për Kievin. Gjermania dhe Franca u renditën të dytat me 70 pikë, ndërsa Holanda dhe Estonia të tretat me 65 pikë. Shtetet e Bashkuara renditen të katërtat në listë, dhe këtë, Vzglyad ia atribuon pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën. Në vendin...