Avokati i Berishës para SPAK, kërkon shtyrje për fletë-thirrjen?

Avokati i Berishës para SPAK, kërkon shtyrje për fletë-thirrjen?

Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:14 Pak orë pas konfirmimit të thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, nga SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen e “21 janarit”, në dyert e prokurorisë u paraqit avokati Genc Gjokutaj. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për arsyen e vizitës, por jozyrtarisht mësohet se ai mund të ketë dorëzuar një kërkesë për shtyrjen e ditës së intervistimit të Berishës. SPAK njoftoi se Berisha ka nënshkruar urdhër-thirrjen, gjatë zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”: “Sot, më datë 17.11.2025, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën dhe orën e caktuar”, deklaroi SPAK.