Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

Berisha kërkesë SPAK: Të shtyhet marrja në pyetje për 21 janarin

Kryedemokrati Sali Berisha është thirrur këtë të premte, datë 21 nëntor, për t’u pyetur si person që ka dijeni për “21 janarin”. Me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar të shtyhet marrja në pyetje në një datë tjetër, me argumentin se do të ndodhet jashtë territorit. Gjokutaj ka dorëzuar kërkesën në emër të Berishës në Prokurorinë e Posaçme. Prokuroria e Posaçme doli më një njoftim zyrtar lidhur me thirrjen për herë të tretë të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 janarit.  SPAK bëri me dije se Berisha, gjatë paraqitjes së sotme për masën e sigurisë ka firmosur edhe fletëthirrjen për 21 janarin. “Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z....