Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shtypi anglez “masakron” Bellingham: Ylli egoist tregon sërish ngjyrat e tij të vërteta
17 Nëntor 2025 13:46 Alfred Lleshi Katër pyetjet e para në konferencën e Thomas Tuchel, pas fitores 2-0 ndaj Shqipërisë, iu kushtuan Jude Bellingham. Megjithëse Anglia ka 8 fitore në 8 ndeshje, 22 gola të shënuar dhe 0 të pësuar, mesfushori, MVP kundër Shqipërisë, u akuzua për mosfestimin e golit të Harry Kane, për pakënaqësi gjatë zëvendësimit dhe goditje ndaj një rivali. Kane publikoi një foto duke festuar me të, teksa akuza për gjestin nuk u filmua nga kamerat, ndërsa Tuchel mohoi çdo agresion. Megjithatë, median angleze e dominojnë titujt kundër tij, përfshirë atë të “Daily Mail”: “Ylli egoist tregon ngjyrat e tij të vërteta. Duhet të vihet në pikëpyetje prania e tij në Botëror”. Gjithçka nisi nga supozimi se Bellingham e priti keq zëvendësimin në...