Çelet grup kapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Nuk përfaqësojmë një parti politike, por një komb. Shqipëria del me krenari nga kjo fazë

Çelet grup kapitulli i fundit/ Rama në Bruksel: Nuk përfaqësojmë një parti politike, por një komb. Shqipëria del me krenari nga kjo fazë

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, pohoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit. Nga Bruskeli, Rama, në konferencë me ministren e jashtme daneze dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se nuk përfaqëson një parti apo bindje politike, por një komb. Rama: Marta është kampione e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor me zjarr dhe vullnet të fortë që na bën të ndihemi përplot energji dhe në borxh nëse nuk realizojmë në kohën e duhur. Nga ana tjetër, jam i frymëzuar nga këto muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit, ose ribashkimit, po merr. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur...