Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, kanë bashkuar forcat për t’i falur pronat publike disa biznesmenëve, me procedura tepër të dyshimta. Duke përdorur anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës, Çaçi dhe Stroka kanë bërë dokumente fiktive për t’i dhënë dy firmave plot 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë, për të ndërtuar park fotovoltaik. Ndërkohë, të dy këta zyrtarë, njëri biznesmen e tjetri përmbarues, kanë “ekzekutuar” edhe një pronë të stërmadhe shtetërore, ish-shtëpinë e pushimit në Qafë Gjashtë, ku në atë vend do të ndërtohet një resort i stërmadh. Por, jo vetëm kaq pasi biznesmeni dhe përmbaruesi kanë marrë vendime edhe për Kalanë e Lëkursit, pronat e tjera nga Saranda deri në Ksamil, ku me vendime tepër të...