Avokatët e Veliajt debat me prokurorin e SPAK gjatë seancës me dyer të mbyllura: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Ja si i përgjigjet prokurori

Avokatët e Veliajt debat me prokurorin e SPAK gjatë seancës me dyer të mbyllura: Kryebashkiaku do të njihet me dosjen. Ja si i përgjigjet prokurori

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet. Mbrojtja siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg. Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”. Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.   Top Channel