110 mijë fermerë me NIPT, do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH-së çdo gjashtë muaj

110 mijë fermerë me NIPT, do të përfitojnë kompensim 10% të TVSH-së çdo gjashtë muaj

Për çdo faturë që fermerët do të marrin nga grumbulluesit kur iu shesin produktin do të kompensohen me 10% të vlerës së saj. Ministri i Financave tha në komisionin e Ligjeve se do të përfitojnë fermerët me NIPT, që sot janë rreth 110 mijë të tillë, dhe që për produktet që shesin do të marrin faturë tatimore. “Fermeri do të kompensohet drejtpërdrejtë me një normë 10% të vlerës së faturave të shitjes së mallit, të tij, te grumbulluesi, përpunuesi apo te agrobiznesi. Kompensimi i shumave do të duhet nga administrata tatimore brenda bazës gjashtë mujore. Përgjithësisht do të mund të paraqiten brenda datës 31 dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës janar-qershor të vitit paraardhës, ose brenda datës 31 qershor të vitit pasardhës, për furnizimet...