Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Me një firmë Belinda Balluku mori 50 milionë euro”/ Bardhi akuza qeverisë: Buxheti i 2026, është gati për të vjedhur
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, PD kërkoi zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka uzurpuar plotësisht axhendën e Kuvendit. Ai deklaroi se në rend dite përfshihen vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë propozim deputetësh, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme në një vend demokratik. Bardhi kritikoi gjithashtu mënyrën e shpërndarjes së fondeve, të cilat sipas tij nuk shkojnë te qytetarët në nevojë, por shërbejnë për abuzime dhe vjedhje. Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se te afera e tunelit të Llogarasë me një firmë të saj mori 50 milionë euro. Edhe buxheti i 2026, tha Bardhi rrezikon të krijojë hendek financiar për shtetin, pasi shifra të tjera...