Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama nga Brukseli: “Të gjithë kapitujt të hapur, Shqipëria ecën përpara drejt BE-së”
Kronikë E Hënë, 17 Nëntor 2025 11:59 Kryeministri Edi Rama siguroi sot nga Brukseli se Shqipëria do të vazhdojë me intensitet dhe disiplinë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e bërë prioritet që ky proces të mos ndalet. Pas mbajtjes së Konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, dhe Marie Bjerre, Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vendi i të cilës mban Presidencën e Këshillit të BE-së. Kryeministri u shpreh se Shqipëria po punon ngushtë me partnerët e saj në Bruksel dhe në shtetet anëtare për të ndërtuar procesin e anëtarësimit “gur pas guri”, duke e bërë një realitet të qëndrueshëm dhe të planifikuar. “Kush do ta mendonte...