Rrëmbimi i tokave, banorët e Tragjasit padi në SPAK për zyrtarë të Qeverisë dhe biznesmenë (EMRAT)

Rrëmbimi i tokave, banorët e Tragjasit padi në SPAK për zyrtarë të Qeverisë dhe biznesmenë (EMRAT)

Një grup banorësh të zonës së Tragjasit kanë depozituar pranë SPAK një kallëzim penal, në të cilin pretendohet se institucione shtetërore, zyrtarë publikë, si dhe disa kompani private dhe individë të lidhur me investime në zonën e Orikumit, kanë qenë të përfshirë në një skemë të dyshuar të shpronësimit faktik dhe përvetësimit të pronave. Kallëzuesit kërkojnë që Prokuroria e Posaçme të kryejë një hetim të plotë mbi veprimet dhe mosveprimet e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat sipas tyre kanë kontribuar në vjedhjen e tokave. Në kallëzim ngrihen pretendime për dëbim ekonomik, zhvendosje të popullsisë, privim nga mjetet e jetesës dhe shkatërrim sistematik të infrastrukturës komunitare. Në dokumentin e dorëzuar në SPAK, banorët kërkojnë ndjekjen penale të disa individëve dhe përfaqësues...