Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Agim Baçi: “Letërsia është turp!”
Nga Agim BaçiShkrimtari Liridon Mulaj, ishte shqetësuar se disa nxënës në një shkollë të Korçës ishin shprehur se kishin turp të shkruanin letërsi! Fëmijët që shkruanin i kishin thënë se ndjeheshin të turpëruar përpara shokëve dhe shoqeve të klasës dhe se për shkak se lexonin dhe shkruanin poezi e romane ndjeheshin, jo pak herë të bullizuar nga shokët dhe shoqet e klasës.Por, ne të dy Liridon, dhe shumë nga ata që shkruajnë, duhet edhe të pranojmë se letërsia, pra fuqia e fjalës, ajo që ka ftuar njeriun të mendojë, vëzhgojë, besojë, e më pas edhe ta bindë të gjejë rrugët që të jetë i drejtë, ka qenë “diçka e turpshme” përballë atyre që besojnë se letërsia, dija, kultura në përgjithësi, mund ta ndalojë nga guximi...