“Altin Troplini”, Berisha në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat ndaj rendit demokratik dhe pluralizmit

“Altin Troplini”, Berisha në SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit: Amnistia e krimit elektoral është atentat ndaj rendit demokratik dhe pluralizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tre ditë pas refuzimit për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Partizani”. Ai lexoi mesazhin që i la kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, të cilin e akuzon se ka amnistuar, sipas tij, krimin elektoral. Berisha: Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të...