Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Më ftuan sot”, Berisha në SPAK pë “Partizanin”, Prokuroria i jep fletëthirrjen pë 21 janarin: Do vij të dëshmoj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili sot ndodhej në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”, pranoi se është ftuar nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar për 21 janarin. Ai nuk zbuloi ditën që do të paraqitet në SPAK, por u shpreh i gatshëm për të dëshmuar. Berisha: Apartamenti im ka një derë, një hyrje dhe çdo gjë që ka ardhur aty është firmosur, është pranuar. Unë kam një zyrë. Nëse dikush sjell njoftim pa emër, por shkruan aty PD-së, sigurisht…asgjë s’kam parë. Unë vij çdo dy javë, pse mos vija unë. Ata që s’më kanë ftuar mua kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do vij të dëshmoj...