Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hapja e grupkapitullit të fundit, Presidenti Begaj: Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me BE-në. Për Presidentin, ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve. “Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.”, shprehet ai. Top Channel