Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Altin Dumanit

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Altin Dumanit

Kryedemokrati, Sali Berisha u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar nga gjykata për dosjen “Partizani”. Në dalje të SPAK, për gazetarët Berisha lexoi dhe mesazhin që ka lënë për kreun e SPAK, Altin Dumani. “Altin Troplinit, Pojës së Skapit, krimi i tij antikushtetues, amnistia e krimit elektoral, përbën atentat në themel të rendit demokratik dhe pluralizmit dhe është faktor madhor në instalimin e narkoshtetit apo shtetit të Troplinëve, Farrukëve, Hajrëve, shërbëtor i të cilëve është Altin Troplini. Ky është shënimi që i lashë sot për të gjithë shqiptarët, por edhe për punonjësit e prokurorisë dhe BKH-së dhe të gjithë punonjësit e drejtësisë’,– është shprehur Berisha. Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për...