Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Incident i rëndë në skenën muzikore: Don Xhoni dhe shokët sulmojnë producentin e njohur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur skenën muzikore në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur me emrin artistik Bini Diez. Sipas raportimeve të Paparacit, incidenti ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa gjatë ngjarjes është përdorur edhe arma e zjarrit. Burimet raportojnë se grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe ka shkaktuar dëme në automjetin e tij. Detajet e plota mbi motivet dhe rrethanat që çuan në konflikt ende nuk janë bërë publike. Paparaci shton se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka dhënë informacione të plota mbi ngjarjen. Autoritetet pritet të sqarojnë nëse ka arrestime,...