Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO do vendosë nëse dosja kalon për gjykim
Këtë të hënë do të mbahet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”. Në seancën e sotme do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo. Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator. Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie...