Opozita nis protestat tek kryeministria: Për familjen, ekonominë dhe për demokracinë

Opozita nis protestat tek kryeministria: Për familjen, ekonominë dhe për demokracinë

Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë. Demokratët kanë njoftuar se aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore, ku pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime. Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit. Tubimi para kryeministrisë vjen, pasi zv.kryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK. Kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se iniciativa synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin politik, pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat. Kryedemokrati gjithashtu ka deklaruar se opozita është lejuar të flasë vetem një herë në 9 seancat e zhvilluara në parlament dhe zgjidhja e vetme, sipas tij është protesta para kryeministrisë, ku do mbahen...