Ora e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën e PD-së

Ora e vendimeve nis nesër/ Konferenca e Kryetarëve merr në dorë kërkesën e PD-së

Të hënën e 17 nëntorit zhvilohet mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve. Takimi do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit. Siç bëhet me dije nga Kuvendi, mbledhja është caktuar të mbahet në orën 09:30. Mbledhja e nesërme ka në rend dite një shqyrtim-kërkese të depozituar nga një grup deputetësh demokratë. “Shqyrtimi i kërkesës së një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik si dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë për miratimin e minimumit jetik në Shqipëri”,-thuhet në njoftim.