Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ushtria izraelite vret liderin e Hezbollahut në një sulm në Libanin jugor
Një burrë u vra sot në një sulm të ri izraelit në Libanin jugor, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, me ushtrinë izraelite që pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut. “Një sulm me dron izraelit që synonte një makinë në Aitaroun rezultoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, përfshirë një fëmijë”, tha ministria libaneze. Ushtria izraelite, nga ana e saj, njoftoi se kishte neutralizuar “një komandant që i përkiste njësisë së operacioneve speciale të Hezbollahut” në këtë zonë. Ushtria izraelite qëndron në pesë lokacione në Libanin jugor, ku kryen rregullisht sulme pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar. Më herët sot, OKB-ja raportoi se të paktën 71 civilë, përfshirë 14 gra dhe 9...