Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrajsa në kalanë e Beratit, autori pranon se e qëlloi Hoxhën në sy të vajzës: Sharja më vret më shumë se një grusht
‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha. Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin. Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur...