Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bellingham shkëmben fanellën me Asllanin në pushim, tifozët anglezë “nuk e falin”
Jude Bellingham u kthye në protagonist të rrjeteve sociale mbrëmjen e së dielës, pasi kamera e kapën duke shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani, në pushimin e ndeshjes eliminatore të Botërorit në Tiranë. Mesfushori i Real Madridit u pa duke ndërruar bluzat me Asllanin teksa skuadrat po largoheshin drejt tunelit, një veprim që zakonisht ndodh pas përfundimit të ndeshjes. Ky moment shkaktoi reagime të menjëhershme nga tifozët, të cilët e panë ndërrimin e fanellave gjatë pjesës së parë si të pazakontë për një ndeshje zyrtare. “Bellingham po ndërron fanellën në pushim??? Këtë e bën në fund të ndeshjes!”, shkroi një tifoz i revoltuar. Ndërkohë një tjetër komentoi: “Është ndeshje ndërkombëtare, çfarë po bën?!”. Shpejt reagimet u kthyen në humor. Një përdorues postoi imazhin...