Taulant Balla gjatë takimeve në Itali: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

Taulant Balla gjatë takimeve në Itali: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali. Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë. “Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale. Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë. “Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më...