Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ndërron jetë 48-vjeçarja në Korçë, djali akuzon mjekët: Nuk treguan kujdesin e duhur, e nxorën nga spitali
Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës. Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës dy ditë më pare pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje, ndërsa është trajtuar në shërbimin e urgjencës dhe është dërguar më pas në shtëpi. Ditën e nesërme, përsëri nuk është ndjerë mirë dhe familjarët kanë njoftuar ambulancën dhe mjeku i ka bërë injeksione pasi viktima kishte rrahje të rritura të zemrës dhe tension të ulët. Mëngjesin e sotëm, mësohet se 48 vjeçarja sërish nuk është ndjerë mirë dhe ka qenë djali dhe babai i saj që e kanë gjetur të pajetë në dhomë. Gazetarja e Syri tv ka mësuar, se djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të...