Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Durrës/ Tentoi të kalonte drogë në port, arrestohet marinari italian
Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të Portit Durrës. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë një shtetas italian, 25 vjeç, marinar në një traget Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në port një paketë me lëndë narkotike kanabis. Pas kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestruar paketën me drogë, e cila u konsiderua provë materiale. Shtetasi i arrestuar do t’i nënshtrohet hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Stacionit Kufitar të...