Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, i shpallur si kreu i trafikut të drogës

Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, i shpallur si kreu i trafikut të drogës

Një 39 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dranoel Ndoja, është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet si koka e një grupi kriminal droge. Sipas mediave të huaja, Ndoja besohet të jetë truri i organizatës kriminale të trafikut të drogës në qendër të Operacionit “Wind Rose”, (Trëndafili i egër) i cili mori emrin nga tatuazhi i trëndafilit në qafën e Ndojës. Dranoel Ndoja “Karabinierët nga stacioni i Castelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Camerino, të udhëhequr nga Kapiten Angelo Faraca, gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Gagliole, por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Civitanova. Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, informuan autoritetet italiane. Por duket se parvarësisht arrestit shtëpiak, ai ka vijuar aktivitetin e tij dhe ishte rishpallur...