Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ilir Meta nga burgu: Sarkozi u shoqërua sikur po rikthehej në Pallatin Elize, unë u rrëmbeva në mënyrë mafioze
Ish-presidenti i arrestuar Ilir Meta, ka krahasuar arrestimin e tij me ish-presidentin Frances Nikolas Sarkozi, i cili u lirua nga burgu me kusht pak ditë më parë. Teksa shpreh mbështetjen e tij për Sarkozin, Meta thotë se është “i bindur se në shtetin e tij mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Europiane.” ‘Të mos harrojmë se drejtësia franceze 105 vite më parë liroi Avni Rustemin edhe pse ai ligjërisht kishte kryer një vrasje, që tronditi jo vetëm Parisin’-kujton Meta. Kreu i partisë së Lirisë thotë se pavarësisht nga akuzat e rënda ndaj Presidentit Sarkozi, “mënyra e shoqërimit të tij ishte mbresëlënëse, jo sikur po shkonte në burg, por sikur po rikthehej në Pallatin Elize”, ndërsa kujton arrestimin e tij duke e cilësuar “rrëmbim”. Postimi i plotë...