Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Presidenti ka futur në ngërç Kushtetuesen”, Bardhi: Është marrë peng betimi i Asim Vokshit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke thënë se ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese. Sipas Bardhit, kreu i shtetit prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi. “Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese. Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës. Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën...