“Mos bëj vetëm për vete se ke vendin në ferr” – Rama ndan kujtimin e gjyshes dhe filozofinë e jetës

“Mos bëj vetëm për vete se ke vendin në ferr” – Rama ndan kujtimin e gjyshes dhe filozofinë e jetës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë historinë me gjyshen e tij, gjatë një bisede me investitorët e rinj në fushën e turizmit. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama tha se gjyshja i kishte thënë se nëse nuk bën gjë për të tjerët e ke vendin në ferr. Ai tha se është informuar që i vogël që vdekja nuk është thashethem, por është diçka që do të vijë. “E para, arsyeja qe jam në këtë punë, jam sepse besoj. Jam i informuar që kur kam qenë i vogël që vdekja nuk është thashethem, është diçka që do të vijë. Më ka rritur një gjyshe që thoshte ‘do takosh shumë njerëz në jetë, por takimi i fundit është më i rëndësishëm. Në fund do takosh një plak, me flokë...