Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Karikimi i mjeteve elektrike, kryeministri Rama sqaron si do të jetë çmimi
Në podcastin e fundjavës, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë çështjes së karikimit të mjeteve elektrike, tashmë që së fundmi u prezantua dhe projekti më i ri “OSHEE Charge”. Kreu i qeverisë sqaroi se shërbimi i karikimit të makinave elektrike do të ofrohet me të njëjtin çmim kur do të bëhet në parkingun pranë banesës, teksa në pikat që do të ndërtohen nga OSHEE do të ketë një çmim të rregulluar. “Këtë javë u prezantua edhe projekti më i ri kombëtar për karikimin e mjeteve elektrike, një hap i madh drejt të ardhmes, një shërbim i ri publik i kompanisë sonë të shpërndarjes OSHEE dhe një hap tjetër drejt bashkëpunimit me qytetarët shqiptarë për të rritur cilësinë dhe për të rritur shpejtësinë përmes së...