Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Franca, shtet ku mbizotëron ligji’, Meta: Sarkozi u shoqërua sikur po rikthehej në Pallatin Elize, unë u rrëmbeva
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, u lirua me kusht më 10 nëntor, pasi Gjykata e Apelit në Francë pranoi kërkesën e avokatëve të tij. Në lidhje me këtë vendim ish-presidenti Ilir Meta i cili ndodhet prej më shumë se një viti në burg thotë se në Francë mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Europiane. Ndër të tjera ai thekson se mënyra e shoqërimit të tij ishte mbresëlënëse, jo sikur po shkonte në burg, por sikur po rikthehej në Pallatin Elize. Postimi i plotë: Për Presidentin Sarkozi kam një respekt të veçantë. Në radhë të parë për mbështetjen e tij pa asnjë rezervë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por edhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme si politikan i vetëbërë. Po kështu kam patur kënaqësinë ta pres atë në Presidencë...