Kryeministri Rama në FLASIM, Episodi 6, Sezoni 5: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt

Kryeministri Rama në FLASIM, Episodi 6, Sezoni 5: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm. Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama theksoi se qeveria ka përcaktuar objektiva të qarta dhe ambicioze për rritjen e pensioneve, të cilat janë shpallur paraprakisht gjatë kërkesës për mandatin e ri. “Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi...