Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Hekuran Gjoni , i cili akuzohet se vrau djalin e tij  Asim Gjoni. Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve rezultoi se më datë 01.02.2025, shtetasi Hekuran Gjoni, për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Gjoni dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen. I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Hekuran Gjoni shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë...