Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sadik Bejko: Mikja, zemra ime, ku je?
Mikja, zemra ime, ku je?Ku jemi ne? Të kam menduar,Po të shkruaj nën PandemiMos jemi avulluar. Të sëmurë,bërë si retë e tjerrura brigjeve,të padukshëm për cilindo tani.Dikur, harruar vetes, u dhuruam te kohërat tona.Te ato që shkuan e vanë,kohëra që gjakuu shterrte në atë që quhej “atdhe”.U blatuam nga ç’ish vetja jonë.Tash kocka.Nuk na njeh njeri.Tash atdheu na qenkej tjetër.Dhe kuptime, jetë na janë tjetër.Vetja, e vockëla, ish vetja jonë ku mbeti?Ku… ku ndodhet ajo ish “e bukura” jonë?Kush? Pyet kush?Kush do të dijë për të tani?Mikja ime, (ku je?) M’u zgjoveTë kërkova nën Pandemi. ObserverKult Lexo edhe: SADIK BEJKO: POEMA MË E BUKUR E DASHURISË U SHKRUA NGA NAIM FRASHËRI