“Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

“Hetimet s’janë ndërprerë asnjëherë”/ Gjyqtari i çështjes ’21 Janari’: Ngjarja është e filmuar

Shkëlqim Mustafa, gjyqtari që ka shqyrtuar masat e sigurisë në çështjen e 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues, është shprehur në një intervistë televizive se hetimet për këtë ngjarje nuk janë ndërprerë apo pezulluar kurrë me një vendim përfundimtar për mosgjetje autori. Sipas tij, çështja është zgjeruar gjatë viteve, pasi ishte e pamundur të trajtohej në një procedim të vetëm. “Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa. Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar...