Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Flamurtari nuk njeh rivalë, shpartallon Tiranën dhe komandon kampionatin
Java e 7-të e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra flet për Flamurtarin kampion, që fitoi thellë 91-56 ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti“. Edhe pse bardheblutë luanin në fushën e tyre ishte skuadra vlonjate ajo që komandoi në fushë. Flamurtari u shkëput 21-8 që në periodën e parë dhe e thelloi epërsi në të katërta periodat, duke e merituar fitoren. Tirana ishte në një ditë të keqe, shumë larg asaj që pritej, duke mos rivalizuar dot dhe bëri shumë gabime. Presingu i Flamurtarit ishte efikas, ndërkohë që edhe në gjuajtje ishte më i saktë. 6 lojtare të ekipit vlonjat realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Harvey me 28 pikë. Për Tiranën, Lugaj realizoi 26 pikë, por e vetme nuk mund të...