Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Pritet rivlerësimi i banesave, ekspertët: Shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet, synojnë të fitojnë më shumë në 2026

Pronarët e apartamenteve dhe shtëpive private që kanë nxjerrë pronat në shitje muajt e fundit janë tërhequr përkohësisht nga tregu, pasi po presin procesin e rivlerësimit me tatim 5% të pasurive të paluajtshme, që është përfshirë në paketën fiskale të Ministrisë së Financave e cila pritet të zabtohet më datë 1 janar të vitit të ardhshëm. “Momentalisht një pjesë e madhe e apartamenteve që janë për rishitje po presin procesin e rivlerësimit dhe nuk po shiten. Vetëm një numër i vogël po kryejnë transaksione, kryesisht ata që kanë ndonjë hall ose problematikë dhe janë të detyruar të shesin. Ne konkretisht kemi kthyer disa kaparre, sepse shitësit janë tërhequr nga marrëveshjet”, thotë Ervin Demirxhiu, agjent i pasurive të paluajtshme. Gjatë diskutimeve për hartimin e skemës, agjentët...