Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Jam në këtë projekt për ty, me thuaj ç’të bëj’/ Zbardhen detaje të reja, nga afera e tunelit të Llogarasë
Zbardhen detaje te reja nga dosja e supervizimit të tunelit të Llogarase, ku komunikimet mes inxhinierit grek Ioannis Kirkinezis dhe ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberit ekspozojnë paracaktimin e tenderit. Hetimi i SPAK zbuloi se ‘Net Group’ i Valter Begaj dhe ‘Hill Internacional V.N.’ i Kirkinezis kanë ndryshuar 98% të stafit që do të mbikëqyrte punimet. Pjesa më e madhe e stafit të paraqitur Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ngritur nga Sekretaria e Përgjithshme e Belinda Ballukut, u ndryshua menjëherë pas fitimit të tenderit. ‘Ne jemi në këtë projekt për shkakun tënd dhe për ty. Thjesht më trego çfarë të bëj, dhe unë do të ndjek plotësisht këshillat e tua…’ Ky është vetëm një nga shumë mesazhet e dërguara përmes aplikacionit ‘Signal’ nga inxhinieri grek Ioannis...