Colturi e dyta në Kupën e Botës, skiatorja kuqezi feston ditëlindjen me një garë fantastike në Finlandë

Colturi e dyta në Kupën e Botës, skiatorja kuqezi feston ditëlindjen me një garë fantastike në Finlandë

Lara Colturi arriti një rezultat fantastik në garën e dytë të Kupës së Botës për ski. Në Levi të Finlandës, në disiplinën slallom, që nuk është e preferuara e saj, skiatorja që garon për Shqipërinë u rendit në vendin e dytë, duke u kaluar vetëm nga një legjendë si amerikania Mikaela Shifrin. Lara ishte thjesht e mrekullueshme në dy zbritjet e saj, duke i mbyllur të dyja provat në vendin e dytë, me diçka me pak sesa 1 sekondë diferencë në raport me shifrin. Ajo la pas në vendin e tretë dhe të fundit të podiumit gjermanen Ema Aihen. Për Lara Colturin ky rezultat bëhet edhe më domethënës pasi u arrit në ditën kur feston datëlindjen e saj të 19-të. Në garen e parë të...