Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Në kujtim të viktimave/ Tragjedia e marsit në lokalin e natës ku humbën jetën 63 persona, protestë: Kërkojmë drejtësi
Mijëra qytetarë marshuan sot në Shkup duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e 16 marsit në Koçani, ku nga një zjarr në një lokal nate humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj, ndërsa rreth 200 të tjerë u plagosën. Protesta nisi nga sheshi qendror dhe përfundoi para Gjykatës së Shkupit. Familjarët e viktimave kryesonin marshimin, duke mbajtur një pankartë gjigante me fytyrat e 63 të rinjve që humbën jetën. Në pankartë shkruhej: “63 hije do t’ju ndjekin — çdo shikim kërkon drejtësi”. “Nuk kërkojmë mëshirë, por të vërtetën dhe drejtësinë. Dhimbja është e jona, por beteja është për të gjithë. Na duhet mbështetja juaj”, deklaruan familjet në thirrjen e tyre publike. Protesta u zhvillua pak ditë para nisjes së gjyqit për zjarrin tragjik, i cili do...