“Ku shkojnë paratë e qytetarëve?”/ Reagon ashpër Teliti: Si është e mundur që ende sot vuajmë…

“Ku shkojnë paratë e qytetarëve?”/ Reagon ashpër Teliti: Si është e mundur që ende sot vuajmë…

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, gjatë një interviste televizive, ka ngritur akuza të forta ndaj administrimit financiar të Bashkisë së Tiranës, duke u shprehur se, megjithëse kryeqyteti ka një buxhet mbi 500 milionë euro, vazhdon të vuajë për investime bazike në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Teliti tha se qytetarët dhe bizneset e Tiranës paguajnë çdo vit taksa të dedikuara për gjelbërimin dhe infrastrukturën arsimore, por fondet nuk shkojnë në destinacion. ‘Ju e patë edhe deklaratën, që do jenë ndërtuesit që do marrin leje në të ardhmen, të cilët do të kontribuojnë në pyllëzimin e Tiranës. Jo mor vëlla, ne e paguajmë taksën për gjelbërimin. Bizneset e Tiranës paguajnë taksë për gjelbërimin, familjet paguajnë taksën. Ku shkojnë këto para? Pse nuk shkojnë këto...