Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Përplasje fizike mes vajzave të ekranit: Çfarë ndodhi në prapaskenë me Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn?
Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se kishin krijuar një dinamikë të qëndrueshme para kamerave. Energjia e tyre në studio jepte përshtypjen se gjithçka funksiononte mirë dhe se mes vajzave kishte harmoni profesionale. Por mesa duket, kjo harmoni publike ka qenë më shumë fasadë sesa realitet. Sipas zërave që qarkullojnë lart e poshtë në rrjet, raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata thuhet se ka degraduar deri në përplasje fizike në korridoret e Top-it. Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët. Të njëjtat burime shtojnë se edhe gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia mes vajzave ishte e dukshme, ndërsa Blendi përpiqej të mbante balancën mes tyre. Një situatë aspak...