“Më propozoi Kryemadhi për deputet në 96”, Braçe rrëfen të pathënat: Unë dëshmitari në martesën e Ilirit dhe Monikës

“Më propozoi Kryemadhi për deputet në 96”, Braçe rrëfen të pathënat: Unë dëshmitari në martesën e Ilirit dhe Monikës

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka qenë dëshmitar në martesën mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës. Braçe tha se do t’i jepte një këshillë ish-çiftit, ndërsa më pas u tërhoq, duke shtuar se do ia jepte Kryemadhit nëse do ta takonte nga afër. Ai tha se ishte e vërtetë deklarata e Kryemadhit që kjo e fundit bëri javën e kaluar në ‘Kjo Javë’ se ajo i kishte lënë vendin për deputet Braçes, në 96-ën. “Ajo që thotë zonja është e vërtetë. Në 96-ën kam hyrë në listën e PS, nga Forumi Rinor Socialist dhe zonja ka qenë drejtuese në këtë kohë. Kjo qëndron. Për të gjitha vlerësimet e tjera, s’do të flas konkretisht, të të gjithëve. Ka një figurë që e marr në referencë, avokati...